Njoftim!!!

Me fillimin e licensimit nga Oda e arkitektëve dhe Oda e inxhinierëve në fushën e ndërtimit, nga data 25/01/2025 janë plotësuar edhe kushtet formale për migrimin e Platformës eLeja në faqën e Kryeqytetit.

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit nga kjo datë do të jep përkrahje teknike për të gjithë të interesuarit që në periudhën e kaluar tranzitore, nga data 23/11/2023 deri me 26/01/2025 kanë përdorur platformat e deritanishme https://eleja.shak-ks.net/ dhe janë regjistruar në të njejtën.

Sipas vendimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe mjedisit të Komunës së Prishtinës 05-015/02-12265/25 i datës 23/01/2025 nga e Hëna me 27/01/2025 aplikimet për kushte dhe leje ndërtimore për kategorinë I (e parë) dhe kategorinë II (e dytë) do të bëhen online përmes Platformës dixhitale në webfaqën e Komunës se Prishtinës: https://eleja.prishtinaonline.com/

Drejtoria e Urbanizmit dhe mjedisit të Komunës së Prishtinës njofton se nga data 27/01/2025, më nuk do të pranohen aplikimet ne formë fizike dhe të njejtat mund të dorëzohen vetëm në mënyre elektronike pëmes sistemit online.

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit do të mbajë trajnime përkatëse për të interesuarit nëpërmjet Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës.

Published on April 18, 2024